5 të arrestuar e 4 në kërkim, mes tyre ramazan Rrahja dhe Plarent Dervishaj, në pranga Gent Ndërjaku Alias, Kili Ndërjaku
Zbardhet atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, ngjarje e ndodhur në 1 nëntor të 2019-ës tek mbikalimi I shkozetit. SPAK ka firmosur 9 urdhër-arreste, mes tyre janë edhe disa ish-anëtarë të bandës së Durrësit. Gjatë operacionit ranë në pranga Genti Ndërjaku alias, Kili Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Ndërkohë në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Plerent dervishaj, I cili ndodhet në Emriatet e bashkuara arabe. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga SPAK për një vrasje të ndodhur në vitin 2005.
Dervishaj i ka shpëtuar pengave pasi mes Shqipërisë dhe Emirateve nuk ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi. Po ashtu në kërkim janë Julian Mece, Ramazan Rraja nipi i deputetit të PS Rahman Rraja dhe një person tjetër. Për të njëjtën ngjarje janë në proces gjykimi dy persona të akuzuar si ekzekutorë Redian Rraja dhe Ariol Halilaj. Prokuroria e Posaçme bën me dije në njoftimin zyrtarë se atentati për të ekzekutuar ish-prokurorin Ndoji dhe Aleksandër Lahon e njohur si Rrumi i Shijakut ishte udhëtuar nga Plarent Dervishaj, ndërsa personat e tjetër kanë krijuar kushtet për të kryer vrasjen.
Sipas Hetimeve të SPAK është bërë të mundur identifikimin edhe i personave të tjerë të cilët kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019. Sipas prokurorisë 9 të dyshuarit kanë kryer një sërë veprimesh për të bërë të mundur atentatin. Si sigurimi i armëve dhe automjeteve dhe po ashtu marrja e informacioneve të sakta për lëvizjet e Arjan Ndojt dhe Alekdander Lahos.
Prokuroria ka specifikuar rolin që ka pasur secili nga të dyshuarit. Përplasja mes grupeve kriminale dhe atentati ndaj ish-prokutorit dhe Lahos dyshohet se është kryer për çështje hakmarrje pasi në 20 Qershore 2019 Plarent Dervishaj, Bashkim Hoxhaj dhe Julian Mece, ranë pre e një atentati.
Me vendim të gjykatës janë ushtruar kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë. Po ashtu janë sekuestruar 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë Lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme. Të shtunën gjykata do tu komunikojë 5 të arrestuarve masat e dhëna në mungesë.
Klan News