Arkeologët në Pompei kanë zbuluar disa vepra arti mbresëlënëse, që përshkruajnë skena nga mitologjia greke gjatë gërmimeve të reja në qytetin antik.

Sipas Parkut Arkeologjik të Pompeit, një nga veprat e gjetura të artit thuhet se tregon Helenën e Trojës, një figurë nga mitologjia greke, duke takuar Parisin, Princin e Trojës. Ndërsa një tjetër nga afresket thuhet se përshkruan perëndinë greke Apollon duke u përpjekur të joshë Kasandrën.

Videoja dhe imazhet e publikuara nga Parku Arkeologjik i Pompeit, tregojnë ‘afreske’ të ruajtura në mënyrë të jashtëzakonshme, që ishin fshehur që nga shpërthimi i malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit. Një e treta e qytetit të humbur ende duhet të pastrohet nga mbeturinat vullkanike. Gërmimi aktuale nënvizojnë pozicionin e Pompeit si dritarja kryesore në botë për njerëzit dhe kulturën e perandorisë romake.
Klan News