Qyteti i lashtë i Pompeit do të kufizojë numrin e vizitorëve në 20,000 në ditë. Ky vendim merret si pasojë e numrit të lartë të vizitorëve.

Këtë verë, një rekord prej 4 milionë njerëzish vizituan mbetjet e qytetit të lashtë romak, i cili u varros nën hi dhe shkëmb pas shpërthimit të Vezuvit.

Drejtori i parkut arkeologjik, Gabriel Zuchtriegel, tha se vizitorët tani tejkalojnë një mesatare prej 15,000-20,000 çdo ditë dhe kufiri i ri ditor do të parandalonte rritjen e mëtejshme të numrave.

Bëhet e ditur se gjithashtu përveç kufirit të vizitorëve, parku do të prezantojë bileta të personalizuara nga data 15 Nëntor, duke përfshirë emrat e plotë të vizitorëve.

“Ne po punojmë në disa projekte për të reduktuar presionin e njerëzve në vend, i cili mund të përbëjë rrezik si për njerëzit ashtu edhe për trashëgiminë unike dhe të brishtë kulturore”, tha drejtori i parkut, Gabriel Zuchtriegel.

Menaxherët e parkut po përpiqen të inkurajojnë turistët të vizitojnë vende të tjera antike të lidhura me Pompein, duke përfshirë Stabiae, Oplontis dhe Boscoreale, duke ofruar një autobus falas.

Kujtojmë se në Prill, Venecia u bë qyteti i parë turistik i madh në botë që kishte një tarifë hyrjeje prej 5 Eurosh./tvklan.al