Një dokumentar në lidhje me familjen mbretërore, i cili u shfaq më shumë se 50 vjet më parë është hequr nga YouTube. Filmi i Richard Cawston në BBC, familja mbretërore, u transmetua për herë të parë në 1969 dhe tregonte të gjithë jetën dhe të pathënat nga anëtarët e mbretërorë.
Ai u rishfaq përsëri në internet këtë fillim muaji, por u hoq për shkak të një pretendimi për të drejtën e autorit. Times raportoi se Mbretëresha u pendua që i dha BBC-së akses për të xhiruar momentin kur ajo po drekonte me Dukën e Edinburgut dhe fëmijët e tyre Princeshën Anne dhe Princin Charles.
Sipas Huffington Post ajo mori pothuajse 10,000 shikime përsëri në internet këtë muaj përpara se të hiqej.
Një tjetër serial shumë i përfolur për familjen mbretërore është edhe ai i prodhuar nga Netflix “The Crown”. Aktualisht kompania filmike po transmeton serinë e saj të tretë, me protagonist Olivia Colman si mbretëreshë.
Familja mbretërore u pa fillimisht nga më shumë se 350 milion njerëz që në momentin e publikimit. The Crown tregon një pasqyrë të jetës private të familjes, me të pathënat nga Mbretëresha Elizabeth II Dukën e Edinburgut dhe fëmijët e tyre./tvklan.al