“Zonë e Lirë” është një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombëtare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani fton në studio.

Kaç Myftaraj u vetëvra apo e vranë?

Përse e vranë sot ish-Kryeministrin japonez?


Po ish-Kryeministrin që u vra nga e njeh? Ilir Kulla: Bota është e vogël

Në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan, u fol sot për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili ndërroi jetë pas një atentati që iu bë gjatë kohës që ndodhej në një tubim. Një nga të ftuarit e emisionit ishte edhe analisti Ilir Kulla.

Ky personazh e “habit” shpesh drejtuesin e emisionit Arian Çanin pasi duket sikur ai i njeh dhe i ka takuar të gjithë njerëzit me rëndësi në botë dhe shpesh në “Zonë e lirë” shfaqen foto të Ilir Kullës me personazhe shumë të njohur botëror.

Edhe këtë herë Kulla i ka habitur të gjithë pasi ai ka foto edhe me ish-kryeministrin e Japonisë, i cili u vra sot. Ai ka zbuluar për emisionin “Zonë e Lirë” se kjo foto është bërë në zyrën e Shinzo Abe kur ky i fundit ishe ende kryeministër. Kur drejtuesi e pyet se si ka mundësi që e njeh edhe këtë, Kulla i përgjigjet shkurtimisht se “bota është e vogël”.

Arian Çani: Ju do thoni pse i trajton këto çështje, vdiq kryeministri i Japonisë, çlidhje ka kjo me audiencën shqiptare. Ka! Ja shikoni foton. Me kë është në foto ish-kryeministri i Japonisë që vdiq sot. Vetë më Ilirin tonë, Ilir Kullën tonë, i cili do të na shpjegojë shkurtimisht, pse duhet ta njihje patjetër edhe këtë personazh që vdiq sot.

Ilir Kulla:  Aty ka qenë një vizitë gjatë ceremonisë së perandorit. Unë kam një djalë xhaxhai që jeton dhe punon në Japoni. Është i martuar, ka dy fëmijë japonezë, flet shumë mirë japonishten dhe është pedagog në Japoni. Bota është e vogël.

Arian Çani: Po sigurisht, po ti me kryeministrin që vdiq sot, kjo po na çudit!

Ilir Kulla:  Ç’të bëj unë s’e kisha parashikuar që do të vdiste.

Arian Çani: E qartë. Po ti këtë foto e ke bërë kur ai ishte akoma kryeministër?

Ilir Kulla:  Po në zyrën e tij.

Arian Çani: Para sa kohësh?

Ilir Kulla:  Para 3-4 vitesh, s’më kujtohet saktësisht./tvklan.al

Protesta e Berishës një mega luks/Ok/Po tani?

Mega-skandali i inceneratorëve/Përse nuk pjerdh Rama?