Teksa republikanët përparojnë gjithnjë e më të bashkuar rreth Donald Trumpit drejt Shtëpisë së Bardhë, demokratëve u shtohen të tjera pikëpyetje për kandidaturën e Joe Bidenit.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë pezulloi përkohësisht fushatën elektorale për presidencialet e 5 Nëntorit, pasi rezultoi i infektuar me COVID-19 në testin e kryer.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti anuloi një takim elektoral me përfaqësues të komunitetit amerikano-latin dhe udhëtoi për në rezidencën e tij në Delauer për t’u kuruar.
Mjekët thanë se simptomat e 81-vjeçarit janë të lehta, pasi ai është i mbrojtur nga dozat e vaksinave anti-COVID që ka marrë.
Megjithatë, zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij po ngrihen gjithnjë e më lartë. Krahas krerëve të grupeve demokrate të dy dhomave të kongresit Çak Shumer dhe Hakim Xhefris, është ish-drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi i ka telefonuar personalisht presidentit për t’i kërkuar tërheqjen nga kandidimi.
Sipas CNN, Pelosi që vetë është 84 vjeç, e këshilloi Bidenin t’i hapë rrugën të tjerëve për të kandiduar pasi sondazhet për të nuk janë aspak të mira.
Sipas anketimeve më të fundit, 2/3 e demokratëve kërkojnë që Biden të zëvendësohet me një tjetër kandidat.
Tv Klan