Një pjesë e vogël nga paratë e multi-miliarderit amerikan do të ndihmonte 42 milionë njerëz të shpëtonin
Një grup i vogël miliarderësh mund të ndihmojë në zgjidhjen e urisë në botë me vetëm një pjesë të pasurisë së tyre, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, David Beasley tha se miliarderët duhet të ndërmarrin një hap për të ndihmuar duke përmendur në mënyrë specifike dy njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk. Ai tha se 6 miliardë dollarë do të ndihmonin 42 milionë njerëz në botë të ushqeheshin duke theksuar se kjo nuk nuk është e vështirë.
Sipas Bloomberg, Elon Musk ka një pasuri prej afro 289 miliardë dollarë me kompaninë e tij Tesla që arriti vlerën e tregut prej 1 trilion dollarësh në fillim të kësaj jave.
Beasley i tha “CNN” se bota aktualisht po përballet me ndryshimet klimatike dhe Covid-19 , që do të thotë se shumë kombe “po trokasin në derën e urisë“. Gjysma e popullsisë së Afganistanit, një vend prej 22.8 milionë banorësh, po përballet me një krizë akute urie kjo sipas një raporti nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.
Klan News