Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës që të nisë sa më parë hetimet në tregun e kompanive të fluturimit.
Ai tha se janë dy linja ajrore të cilat dominojnë tregun shqiptar dhe mbajnë çmime të larta të biletave, disa herë më shumë se për destinacione të ngjashme në shtete të tjera të Europës.
Ahmetaj kritikoi punën e bërë deri më sot nga institucioni përgjegjës për konkurrencën pasi nuk kanë nxjerrë në asnjë rast të hetimit një faturë se sa është dëmi për konsumatorin. Vetëm në rastin e çmimit të biletave, Arben Ahmetaj tha se llogaritet që dëmi të jetë 200 milion Euro.
Por kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, tha se deri tani ka Komisioni ka dhënë shumë rekomandime që institucionet duhet t’i zbatojnë, por porositë e dhëna nuk janë zbatuar në asnjë rast.
Komisioni i Ekonomisë i la detyrë Autoritetit të Konkurrencës që për vitin 2019 të ketë në vëmendje tregun e rimbursimit të barnave dhe sjelljes së ndërmarrjeve farmaceutike me konsumatorin si dhe atë të kolaudimit të automjeteve dhe sistemin bankar.
Tv Klan