Ibrahimaj: E shtymë afatin deri më 25 Shtator, të korrigjojnë llogaritë!
Janë ende 2500 individë të cilët nuk kanë arritur që të marrin pagën e luftës për shkak të deklarimit gabim të llogarive bankare.
522 të punësuarve në bizneset e vogla u takojnë 3 paga me vlerë 26 mijë Lekë dhe 1978 të tjerë duhet të marrin ndihmën financiare prej 40 mijë Lekësh.
Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve thotë në një intervistë për televizionin Klan se për këtë arsye administrata tatimore ka vendosur që të shtyjë procesin e dhënies së pagave deri më datën 25 Shtator, i cili do të jetë edhe shansi i fundit për të korrigjuar të dhënat.
Në fund të procesit tatimet do të ndëshkojnë edhe bizneset të cilët nuk plotësuan formularët që punonjësit e tyre të marrin pagat e luftës, duke vendosur 50 mijë Lekë gjobë për çdo punëtor që nuk është bërë aplikim.
Brenda muajit Shtator do të marrin një pagë prej 26 mijë Lekësh edhe punonjësit e sektorit të transportit.
Deri tani buxheti i shtetit ka derdhur në llogaritë e punonjësve të prekur nga pandemia e Covid-19, 121 milionë Dollarë për një numër total prej 297.536 individësh.
Tv Klan