Në studion e “Rudina” në Tv Klan stilisti i njohur Joni Peçi prezantoi parfumin e tij të dytë “Mama”. Dedikuar të gjitha mamave dhe grave shqiptare, ky parfum është simbol i dashurisë, por dhe luksit.
Stilisti tregoi për publikun veçoritë dhe notat e këtij parfumi. Ai po ashtu zbuloi 3 personalitetet e Televizionit Klan që patën fatin që ta provonin të parët.
Rudina Magjistari: Cili ka qenë personi i parë që e ka provuar ose e ka nuhatur kur ti e ke sjellë kampionin e parë dhe të ka dhënë një përshtypje?
Joni Peçi: Personi që e ka provuar për herë të parë është Ardit Gjebrea, Anila Gjebrea dhe Alba Frangaj.
Rudina Magjistari: Dhe cilat ishin përshtypjet e tyre?
Joni Peçi: Përshtypjet e tyre kanë qenë shumë të mira. Normalisht Arditi u fokusua tek parfumi i meshkujve.
Rudina Magjistari: Pse ke bërë një linjë të plotë?
Joni Peçi: Po sigurisht!/tvklan.al