Përveç krijimit të veshjeve dhe sfilatave moderne e madhështore, kësaj here Joni Peçi vjen ndryshe. Në studion e “Rudina” në Tv Klan, ai prezanton parfumin e tij të dytë “Mama”. Një parfum i cili në dallim nga i pari është i përqendruar në flagrancat e jaseminit e jo të lules së mimozës.
Inserti i prezantimit të tij mbetet pothuajse i njëjti. Vazhdon të jetë e njëjta muzikë dhe e njëjta figurë ikone, ajo e Inva Mulës. Megjithatë në studio për publikun Joni Peçi tregon veçoritë e parfumit.
Rudina Magjistari: Më thuaj pse erdhi ky ndryshim, nga mimoza tek jaseminët?
Joni Peçi: Janë 6 jaseminë të ndryshme dhe 6 lloje trëndafilash të bardhë të ndryshme. Ku mbizotëron jasemini “indiani” që i jep atë karakterin pak të fortë, por i jep dhe personalitetin e duhur të parfumit. Ka pak brenda tuboroza dhe paçuli. Ka shumë pak paçuli brenda dhe paçuli e bën atë që të jetë një parfum që nuk ka stinë, në 12 muajt e vitit. Siç ndodh me parfumet e tjera që ndahen në dimërorë dhe verorë, ndërsa parfumi “Mama” ka karakteristikën që është një parfum i përhershëm që mund ta përdorësh në çfarëdolloj stine të vitit. Parfumi dihet që merr figurën dhe personalitetin e çdo personi që e përdor, që do të thotë se qëndron në notat bazike të saj, por merr një frymë dhe personalitet tjetër për çdo femër që e përdor. Varet e nga lëkura e femrave, tek biondet jep një efekt tjetër, kurse tek brunet jep një efekt tjetër.
Rudina Magjistari: “Mama by Joni Peçi”, ke zgjedhur një shishe të re, një format të ri? Më trego pak se si ke punuar ti për ta risjellë të gjithën.
Joni Peçi: Parfumi “Mama” është realizuar hap pas hapi duke filluar që nga shishja, nga tapa, pompa në një version të ri, paketimi është një version i ri, por mbi të gjitha është baza e parfumit që është brenda është komplet e rinovuar dhe e sjellë në një version tjetër.
Rudina Magjistari: Është një format shumë luksoz duhet thënë.
Për festat e 7 dhe 8 Marsit, Joni Peçi ka bërë një promocion për të gjitha nënat dhe gratë shqiptare, pasi parfumi luksoz me vlerë mbi 200 euro do të shitet në çdo pikë për jo më shumë se 80 euro.
Joni Peçi: Po sigurisht është luks dhe shumë praktike duhet thënë. Futet tek shishet e shtrenjta, tek shishet e luksit, por pavarësisht kësaj unë e kam sjellë si një dhuratë të bukur për mamatë dhe është në një çmim shumë ekonomik. Normalisht ky parfum duhet të fillonte mbi 200 euro e sipër, ndërsa për mamatë dhe për të gjitha gratë shqiptare është 80 euro./tvklan.al