Veshjet e tij elegante, moderne dhe të qepura për merak kanë prekur majat. Që nga skenat kombëtare, ato ndërkombëtare e deri tek sfilatat madhështore, imazhi i Joni Peçit njihet kudo. Talenti, pasioni, dashuria për të bukurën, por dhe këmbëngulja e tij kanë dhënë frytet e veta në imazhet e kuruara të shumë artistëve e personaliteteve të shquar të vendit tonë.

Por, pas këtij burri të suksesshëm pa diskutim që do të qëndrojë një muzë frymëzimi. Në studion e “Rudina” në Tv Klan, stilisti i kushtoi vëmendje një personi mjaft të rëndësishëm për të. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, la të nënkuptojë se ajo, “lady”, për Joni Peçin është frymëzimi i suksesit të tij.

““Mama” është një parfum i cili hyn tek klasikët tashmë, është shumë i kërkuar dhe e ka krijuar atë klientelën e saj, por gjithmonë siç ndodh në të gjithë botën parfumet rinovohen shpesh dhe vijnë në versione të ndryshme. Këtë frymëzim e kam pasur nga një person shumë special sa i përket erës dhe flagrancës së luleve që janë zgjedhur. Nuk është e nevojshme ta them publikisht këtu, sepse personi e di këtë, unë e thërras gjithmonë “lady”. Këto janë lulet e saj të preferuara ku unë jam munduar t’i mbledh bashkë me specialistët përkatës që realizojnë konkretisht parfumin dhe e kam sjellë në këtë version”, tha stilisti./tvklan.al