Telefonata me Dritën, nënën e Arbenit në “Shihemi në Gjyq” nuk hodhi dritë se ku kanë shkuar 700 miijë eurot që ai ka përfituar nga dëmshpërblimi i aksidentit. Pronat që ata kanë blerë gjithashtu nuk janë në emrin e Arbenit, por të babait të tij, Enverit. Në vitin 2016, 4 ditë para celebrimit me Lilianën, Arbeni bëri një deklaratë noteriale ku ia kalonte pronat babait.
Deri në këtë moment, ai ka dhënë gjithfarë arsyesh duke thënë se nuk e ka kuptuar ç’po firmoste apo se e bindën prindërit. Në këtë moment, ai zbulon për herë të parë në këtë seancë të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, arsyen e vërtetë. Kjo vërteton edhe dyshimet e Lilianës se veç prindërve, edhe ai lëkundej në dashurinë e besnikërinë e saj teksa sot presin fëmijën e tretë.
Eni Çobani: Arben, akoma nuk ma shpjegove si vajte dhe pse doli nevoja që të shkoje te një noter. Këtë akoma s’po e kuptoj.
Arben: Ngaqë isha i sëmurë dhe nuk kisha mundësi që…
Eni Çobani: Por ishe me një grua apo jo? E kishe në krah.
Liliana: E kishte frikën time!
Eni Çobani: Po pra se këtë s’po kuptoj, e ke bërë në 2015-ën vetëdeklarimin tënd dhe ishe në rregull, pse ke vajturnë 2016-ën sepse kjo ka një arsye, duhet të thuash të vërtetën! Mos u shtrëngo, unë e kuptoj pse shtrëngohesh, mos u shtrëngo! Sepse deri në atë moment zotëri, edhe ti e ke pasur atë dyshim! Pranoje që ti e ke pasur dyshimin që kjo vajzë nuk do të vazhdojë jetën me ty dhe ke dëgjuar prindërit e tu që të kanë thënë mos e vër në emrin tënd se ajo do të të marrë pasurinë! Po ma ka thënë prandaj i them mos u shtrëngo! Trego të vërtetën këtu!
Ardit Gjebrea: Çfarë të tha babi?
Arben: E vërteta është kjo, kishin frikë që do të martohem me këtë dhe do të marrë kjo pasuri. Që mos të marrë kjo pasuri nga pasuria ime, u trembën.
Liliana: Bravo, ma keni bërë bukur!/tvklan.al