Këto ditë mund të shënojnë fundin e verës, një stinë e preferuar për këdo, por të paktën për tre shenja universi ka rezervuar shumë “dhurata”.

Virgjëresha

Nëse ndiheni si i “përkëdheluri” i universit, jeni vërtet! Kjo pasi muaji i lindjes do t’ju ndihmojë të realizoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Vetëm kini kujdes me autokritikën…Pra, merrni parasysh se cilat janë dëshirat tuaja të vërteta dhe hapuni ndaj asaj që yjet janë gati t’ju ofrojnë “bujarisht”.

Dashi

Ju jeni një nga shenjat më me fat, veçanërisht nëse keni Diell ose Hënë tek shenja juaj. E para, do të shijoni kujdesin e atyre që ju rrethojnë, edhe këtu nuk po flasim për njerëzit më të afërt. Vetëm sigurohuni që të jeni mirënjohës dhe të merrni energjinë pozitive prej tyre.  Nga ana tjetër, mund të përballeni edhe me situata që sjellin trauma të vjetra, por do i kaloni shpejt.

Peshqit

Bëhuni gati për një muaj shumë interesant. Forca dhe talentet tuaja të brendshme do të shfaqen në mënyra të ndryshme  dhe disa prej tyre do të jenë të papritura. Thjesht duhet të guxoni të dilni nga zona juaj e rehatisë, me hapa të ngadaltë. Sidomos në punë, do arrini të korrni sukses dhe të kuptoni toksicitetin e disa prej kolegëve tuaj.

/tvklan.al