Sfidë, heqja e mbetjeve dhe zhvendosja e anijes gjigande
60 milionë Dollarë është fondi që qeveria amerikane ka akorduar për rindërtimin e urës së Baltimores “Frensis Skot Ki“.
Ura me një gjatësi 2.6 kilometra, ndër më të gjatat në botë u shemb të martën, pasi një anije goditi një nga këmbët e saj. Autoritetet amerikane thonë se do të duhet një punë e gjatë për pastrimin e mbetjeve dhe rindërtimin e urës, që proces që mund të zgjasë me muaj ndoshta edhe me vite.
Sfidë më vete është largimi i anijes së madhe “Dali” me flamur të Singaporit, që është e bllokuar mes mbetjeve të urës. Hetuesit thonë po ashtu se do të duhej 12 deri 24 muaj për përfundimin e plotë të hetimeve dhe nxjerrjen e shkaqeve zyrtare të tragjedisë.
Dyshimet kryesore janë shkëputja e papritur e energjise elektrike brenda anijes, që paralizoi plotësisht sistemin e drejtimit, duke çuar në humbjen e kontrollit të saj. Bilanci i deritanishëm është 2 viktima dhe 4 të zhdukur.
Tv Klan