Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një video, ku shihen dy nxënës të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” të Shtimës Kosovë. Agresori Sulejman Selimi dhe i dhunuari Albert Jakupi janë 12 vjeç dhe publikimi i kësaj videoje ka tronditur opinionin në Shtimë dhe jo vetëm.
Fëmija 1: Pse i thu djemve që e kam ther Sulejmanin?
Fëmija 2: Jo, s’e kam thënë pasha Allahun!
Fëmija 1: Eeee n’klasë i kishe than krejt, pse?
Fëmija 2: Jo pasha Allahun! Kush t’ka thanë që i kisha thanë?
Fëmija 1: Juli, krejt e dinë.
Fëmija 2: Pasha Allahun, as që i kam thanë senet.
Fëmija 1: I thu njerëzve, Sulejmanit ia kena q* motrën, edhe për Drenin ia kishe thanë. E di që ka me t’mbyt Dreni nesër?
Shokët e dhunuesit:Hajde, hajde, rrahe, rrahe…. Boll, boll, Ndal, ndal, ndal….
Fëmija 1: A sillna, a sillna, a sillna?(shan)
Fëmija 2: Po ik, ik…pse?
Fëmija 1: A m’sjell ti mu na i her?
Fëmija 2: Jo.
Fëmija 1: Pse m’sjellshe?
“Stop” udhëton drejt Shtimës për të takuar viktimën e dhunës dhe familjarët e tij. Mamaja e Albertit, Shyhrete Jakupi, tregon se është tronditur kur ka parë videon dhe kërkon që të merren masa nga institucionet. Ajo thotë se nuk e ka patur idenë që djali i saj dhunohej.
Në policinë e Shtimes, gjithë skandalin e kanë përcjellë duke e quajtur një hajgare fëmijësh. Drejtori i shkollës, Enver Dugolli shprehet se të dy fëmijët janë problematikë dhe ishin transferuar provizorisht në shkolla të tjera. Ndërsa psikologia e shkollës, Bedrie Arifi thotë se djali dhunues ka shfaqur sjellje agresive që i vogël ndaj pas ndihmës së psikologut të shkollës, i është sugjeruar një psikolog klinik dhe psikiatër./tvklan.al