Për dhunën skandaloze të fëmijëve të shkollës “Emin Duraku” në Shtimë në Kosovës, emisioni “Stop”  në Tv Klan i drejtohet Drejtorisë Komunale për Arsimin ku drejtoresha Yllka Fejzullahu thotë se ngjarja nuk është neglizhuar, por protagonistët e videos janë vetëm 12 vjeç dhe nuk ka institucione izolimi për ta.

Zyrtari i Qendrës për Punët Sociale Shtimë, Jener Fazliu shprehet se kjo strukturë po merret me rastin në fjalë. Së fundi, “Stop” shkon në Stacionin Policor Ferizaj, ku mëson masat për rastin dhe vënien në dijeni të prokurorisë. 

Gazetarja: Është hajgare kjo tashi? Prandaj nuk dalin ato të Stacionit Policor të Shtimës, se nuk kanë çtë thonë! Ja, ja, ja shih…është hajgare kjo? Është hajgare kjo?

Inspektori i policisë Ferizaj: Për mu nuk ka hajgare! Për mu është e teprume!

Ky akt është regjistruar në Prokurorinë e Shtetit dhe pritet që kjo e fundit të dalë me një vendim./tvklan.al