Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shprehet se nuk e quan dështim rezultatin e deritanishëm nga numërimi i votave.

Abdixhiku thotë se mburret me fushatën dhe programin e LDK-së. Kreu i LDK-së u shpreh se nuk do patjetër të jem Kryeministër i vendit, teksa shtoi se nëse populli nuk e ka parë si të tillë është i lumtur të jetë pjesë e opozitës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Lumir Abdixhiku: Nëse populli i Kosovës vendos të na mbajë në opozitë do të qëndrojmë në opozitë dhe i uroj popullit të zgjedhë mbarë e mirë dhe të mbajë përgjegjësi për zgjedhjen e bërë.

Jo nuk e quaj dështim, nuk do të jap dorëheqje. Besoj se rritja e LDK është sukses i mirë, por jam shumë i lodhur sot për të bërë ndonjë deklaratë tjetër afatgjatë për fatin tim politik që është brenga ime e fundit e imja sonte. Mburrem për fushatën që kemi bërë, programin politik që kemi bërë dhe marr përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat dhe i përgjigjem strukturave të LDK nga Kuvendi te Këshilli i përgjithshëm.

Nuk dua patjetër të jem Kryeministër i vendit, nëse populli nuk më ka parë si të tillë jam i lumtur të jem pjesë e opozitës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës./tvklan.al