Pa kaluar tri ditë nga nisja e fushatës zgjedhore është ashpërsuar gjuha e partive politike në Kosovë. Përveç kritikave për mospunë ajo që dukej më e ashpër ishte krahasimi që kryeministri, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri partisë kundërshtare Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kurti në fjalimin e tij para simpatizantëve në Pejë e ka krahasuar LDK-në me mizën.

Por i pyetur për këtë krahasim kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë, pasi ka “përpara prezantimin për punët e ardhshme e jo sharjet me partitë tjera”.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 parti politike. Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Tv Klan