Revista Forbes ka publikuar pagesat e yjeve të kinemasë për vitin 2023
Adam Sandler është aktori më i paguar në Hollywood. Kështu të paktën sipas listës së revistës Forbes e cila ka publikuar shifrat e majme që marrin yjet e kinematografisë.
Sandler, i cili ka prodhuar dhe luajtur në filma të ndryshëm përfshirë “Murder Mystery 2” të vitit 2023, fitoi 73 milionë dollarë vitin e kaluar. Pas tij renditet aktorja Margot Robbie, e cila luajti në filmin “Barbie”.
Ajo u rendit e dyta me 59 milionë dollarë, e ndjekur nga Tom Cruise me 45 milionë dollarë, i cili publikoi vitin e kaluar filmin më të fundit “Mission: Impossible” .
Ryan Gosling, i cili luajti Kenin së bashku me Margot Robbie2 në filmi Barbie dhe është nominuar për çmimet Oscar, ndodhet në vend të katërt me 43 milionë dollarë.
Bashkëshortja e Sandler në filmin “Murder Mystery 2”, Jennifer Aniston, fitoi 42 milionë dollarë falë këtij projekti ndërsa Leonardo Di Caprio mori 41 milionë dollarë me filmin “Killers of the Flower Moon”.
Në listën e aktorëve më të paguar janë edhe emra të tjerë si Jason Statham, Ben Affleck dhe Denzel Washington.
Klan News