Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare aktori Ian Gelder, i cili luajti rolin e Kevan Lannister në serialin e famshëm Game of Thrones. Karriera e aktorit britanik ka zgjatur në dekada dhe përfshinte role në Torchwood, His Dark Materials, Doctor Who, Snatch, The Bill dhe më shumë.
Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit e ka njoftuar bashkëshorti i tij, aktori Ben Daniels në Instagram. Aktori ka bërë me dije se Gelder ndërroi jetë të hënën, pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer në kanalin biliar. Në postimin e tij, ai tha se Gelder ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një “rock absolut” për të.
Daniels tha se partneri i tij e kishte përballuar sëmundjen e tij të tmerrshme me një guxim të madh dhe se ai kishte lënë të gjitha punët për t’u kujdesur për të.
“Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe të gjithë ata që punuan me të u ndjenë mirë nga zemra dhe drita e tij”.
Gelder u shfaq në pesë seri të “Game of Thrones” si Kevan Lannister, dhe së fundmi u pa në një episod të serialit detektiv të BBC One të Father Brown, në fillim të këtij viti./tvklan.al