Rrufetë e reshjet e dendura të shiut kanë vrarë qindra njerëz në Pakistan e Afganistan. Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në Pakistan, ndërkohë që autoritetet janë në alert për stuhinë që ka përfshirë vendin. Numri më i lartë i viktimave u shënua në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, ku shtëpitë janë të shkatërruara. Shiu ka prekur edhe kryeqytetin, Islamabadin. Atje janë vrarë 7 persona, ndërsa rrugët janë të mbuluara nga uji.
Kryeministri Shehbaz Sharif tha për mediat se autoritetet janë në gatishmëri për të lehtësuar situatën dhe për t’u ofruar ndihmë qytetarëve. Është shpallur gjendja emergjente në pjesën jugperëndimore të vendit.
Përmbytjet e shkaktuara prej motit u kanë marrë jetën të paktën 50 personave edhe në Afganistan. 36 të tjerë rezultojnë të plagosur, sipas autoriteteve zyrtare.
Toka të tëra të përmbytura e më shumë se 600 shtëpi janë rrënuar prej ujit. U është dhënë ndihma e parë rreth 23 mijë familjeve në 34 provinca të vendit.
Fatkeqësisht, Aganistani e Pakistani gjenden shpesh në situata të tilla të jashtëzakonshme, prej fenomeneve natyrore.
Në 2022-in, përmbytjet që thuhet se janë shtuar me ndryshimet klimatike vranë të paktën 1739 njerëz në botë dhe prekën 33 milionë në total./tvklan.al