Shkëputja e këtij masivi të madh shkëmbor për shkak të motit të keq në aksin rrugor Prekal-Kir në bashkinë e Shkodrës e ka bërë të pamundur qarkullimin. Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet. Autoritetet thonë se po punojnë për zgjidhjen e situatës.
Probleme nga moti i keq ka edhe në bashkinë e Lezhës edhe aty pse reshjet kanë qenë me intensitet mesatar. Era e fortë është bërë shkak për defekte në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Prej ditës së djeshme është pezulluar lundrimi nga porti i Shëngjinit. Lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër kanë rritur prurjet, por aktualisht nuk ka rrezik për përmbytje.
Sinoptikanët thonë se fundjava do të sjellë reshje dëbore dhe temperatura të acarta. Java e ardhshme do të ketë një përmirësim të lehtë.
Për shkak të motit të keq porti i Durrësit njoftoi anulimin e lundrimit të trageteve mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.
Tv Klan