Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Dajç.
Gazetari i Klan News, Martin Marku bën të ditur se një automjet tip kamion është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit policia bën të ditur se ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit rreth 51-vjeçari A.T.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.
“Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
/tvklan.al