Këtë të Hënë zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës, për vrasjen e 14 vjeçarit M.C pranë shkollës “Fan Noli”, afro 4 muaj më parë.
Siç raportohet, në sallën e gjyqit do të jetë edhe babai i të miturit Engjëll Cani.
Lidhur me rastin tragjik, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet në Shkurt të këtij viti, duke çuar në gjyq dosjen penale të autorit. Ndaj 14 vjeçarit, M.P rëndon akuza e ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Sipas Kodit Penal për këtë vepër dënimi varion nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm, por për shkak të moshës së mitur të autorit, maksimumi i dënimit për të është 12 vite burgim.
Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria ka dyshime se ngjarja ka si motiv një konflikt banal mes të miturve, që si zanafillë ka një zënkë të regjistruar më 15 Nëntor të 2024, në ambientet e brendshme të shkollës 9-vjeçare.
/tvklan.al