Në shënjestër kishin vetëm rezidencat luksoze. E në këtë mënyrë, autoritetet franceze kanë goditur një bandë me 6 anëtarë, të gjithë shqiptarë. Edhe drejtuesi i bandës është akuzuar nga autoritetet për të paktën 50 grabitje në shtëpitë e personazheve publike në Francë e Belgjikë.
Të dyshuarit mendohet se kanë vjedhur gjëra me vlerë më shumë se 1 milion Euro. Arrestimet kanë ndodhur kohë më parë. Grupi i parë, prej dy personash u arrestuan më 20 Janar në Luksemburg. 5 të tjerë u morën në pyetje të martën në Reims duke çuar në arrestimin e 4 prej tyre.
Drejtuesi i dyshuar i grupit thirrej nga të tjerët me emrin “Nikla”. Ai u ndaluar më 20 Janar dhe ishte arratisur më herët nga burgu i Trevizos në Itali, në Qershor 2022. Ai kërkohej nga Interpoli për një tentativë vrasje edhe në Shqipëri.
ADN-ja e tij u gjet në më shumë se 30 grabitje nga Qershori 2022 deri në shtator 2024. Shumica e grabitjeve ndodhën në rajonin Grand Est dhe Paris.
Ata merrnin bizhuteri, ora, mallra të tjera luksoze, para cash dhe makina. Mes viktimave të tyre ishin biznesmenë dhe futbollistë./tvklan.al