Surprizat nuk kanë të përfunduar këtë të hënë në “Love Story”. Alketa Vejsiu mori në telefon direkt nga studioja mamanë e Enit, konkurrentit i cili po përjeton një histori të bukur dashurie me Katerinën. Mamaja e tij tha se Katerina i përshtatet shumë djalit të saj.

“Deri tani më duket shumë mirë. Kam parashikuar një vajzë të bukur, të mirë, inteligjente, të zgjuar, siç kam djalin tim. Katerina i përshtatet në çdo gjë. Katerina është e bukur, inteligjente, është e veçantë pra. Dua që ta dojë shumë djalin tim se është vërtetë për  t’iu dashur, por është shumë, shumë i dashur dhe do një vajzë të sinqertë, të dashur. Në qoftë se ajo jep 100% ajo jep 200%”, tha ajo.

Për ta mbyllur, Eni dhe Katerina vallëzuan së bashku me këngën e preferuar të mamasë së konkurrentit, “Diferenca je ti”./tvklan.al