Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur aksionin e Shqipërisë dhe forcave aleate për të nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri fëmijët shqiptarë.
Në një reagim në Twitter, ambasadorja Kim thotë se shtetet duhet të riatdhesojnë qytetarët e tyre dhe t’i përfshijnë në programet e rehabilitimit, ndërsa ata që kanë kryer krime të përballen me drejtësinë.
“Është e mrekullueshme të shikosh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresojmë të ketë aksione të tjera. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që të rehabiltohen, dhe nëse duhet, të përballen me drejtësinë”, shkruan Yuri Kim.
Ditën e djeshme mbërritën në Shqipëri 4 fëmijë dhe një grua e plagosur që u nxorrën nga kampi Al-Hol në Siri. /tvklan.al