Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim, ka bërë sot disa pyetje në rrjetet sociale për kandidatët që garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.
“Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, pyet Kim pa përcaktuar për cilët kandidatë adresohen.
(2/2) “Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?” @USAmbAlbania Yuri Kim
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 21, 2022
Ndërsa në një reagim të dytë po në Twitter, Kim rikujtoi 4 personat e shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”.
“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”. @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/G61cK53cFe
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 21, 2022
Tv Klan