Regjisori amerikan Sean Baker me filmin “Anora” triumfoi në festivalin e 77-të të Filmit në Kanë të Francës.
Ishte Regjisorja e filmit Barbie “Greta Gerwig” ajo që i dorëzoi Palmën e Artë, për këtë prodhim kinematografik ku ndërthuret komedia dhe drama, i një subjekti që ngrihet me martesën e një striptisteje me djalin e një oligraku rus.
Regjisorja idiane Payal Kapadia bën historinë në Kanë si e parë regjisore nga India që arrin të fitojë çmimin e dytë më të rëndësishëm “Grand Prix” në Kanë me filmin “All we Imagine as Light”. Një film që portretizon miqësinë mes tre grave të ndryshme, në një shoqëri kur shpesh këto të fundit vihen përball njëra -tjetrës.
Jesse Plemons u nderua si aktori më i mirë për rolin e tij në “Kinds of Kindness” nga Yorgos Lanthimos, regjisori i filmit të suksesshëm “Poor Things”.
Filmi “Emilia Perez”, u nderua me çmimin e jurisë, ndërsa katër aktoret protagoniste Karla Sofia Gascon, Zoe Saldana, Selena Gomez dhe Adriana Paz, u vlerësuan me çmimin për aktoren më të mirë. Ky çmim e bën aktoren Karla Sofia Gascon të parën gruan transgjinore që vlerësohet me këtë çmim.
Klan News