Kampioni në fuqi i MotoGP-së Jorge Martin u paraqit në Spitalin Universitar Quiron Dexeus në Barcelonë pas aksidentit në pistën e Sepangut në Malajzi, ku pësoi fraktura në dorë e këmbë, si pasojë e një përplasjeje.
Martin, do të duhet që t’i nënshtrohet operacioneve në dorën e djathtë dhe në këmbën e majtë, ndërsa për mediat tha se pritet që të rikuperohet shpejt.
“Pata një përplasje të fortë, ndjeva shumë dhimbje! Por çdo gjë shkoi mirë gjatë udhëtimit tim këtu! I paduruar të rikuperohem sa më shpejt! Pata një vizitë dhe çdo gjë duket mirë. Pra, vetëm duhet të shërohem! Nuk e di se çfarë ndodhi! Por di që Bezeki po bën punë të mirë. Jam i sigurt se do të jemi të shpejtë!”, tha Jorge Martin.
Martin pasi fitoi titullin kampion me Pramac Racing, vendosi që të transferohej te Aprilia Racing për sezonin e ardhshëm.
Ai ka nevojë për tre javë për t’u rikuperuar përpara Grand Prix-it të parë të sezonit në pistën ndërkombëtare të Chang-ut në Tajlandë më 28 Shkurt.
Klan News