Tre herë fituesja e çmimit “Oscar” Meryl Streep është nderuar me çmimin “Palma e Artë” në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë. Ishte aktorja Juliette Binoche e cila i dorëzoi Streep çmimin, i cili vjen 35 vjet pasi aktorja hollivudiane bëri debutimin e saj të parë në Kanë me filmin “Evil Angels” në 1988, për të cilin fitoi çmimin për aktoren më të mirë.
60 vjeçarja u përlot teksa fliste për ndikimin e Streep në botën e kinematografisë, duke iu referuar disa prej roleve më ikonikë të saj. “Ju ndryshuat mënyrën se si ne i shikojmë gratë në botën e kinematografisë dhe gjithashtu na ndihmoni të shohim veten ndryshe.”
Streep, lista e gjatë e filmave të së cilës përfshin “Death Becomes Her”, “Mamma Mia!” dhe “The Iron Lady”, renditi njerëzit që donte të falënderonte, përpara se ta shpallte edicionin e këtij viti zyrtarisht të hapur së bashku me aktoren tjetër. Festivali i Kanës do të zgjasë deri më 25 maj.
Klan News