Xhuliano Hoxha mbyllet përjetë në qeli për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt. Gjykata e Posaçme e Apelit e shpalli fajtor për të dyja vrasjet duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë ndërsa dënoi me 16 vite burg të penduarin e drejtësisë Euglen Halili.

Në shkallë të parë Halili ishtë dënuar me 17 vite burg, ndërkohë që prokuroria kërkonte dënim nga 10-12 vite heqje lirie. Apeli i Posaçëm pranoi ankimin e prokurorisë, por uli vetëm 1 vit dënim për të penduarin e drejtësisë.

Të akuzuar për këto dy vrasje të ndodhura në 2020 në Elbasan janë edhe Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej. Sipas SPAK, Ky i fundit dyshohet se porositi grupin kriminal për vrasjen e dy të rinjve. Ai kërkoi hakmarrjen për vrasjen e vëllait të tij, në dhjetor të 2018. Në këtë ngjarje mbetën të vdekur dhe xhaxhai i tij dhe një mik i familjes.

Sipas dëshmisë së Halilit, Erjon Alibeaj i dha Xhuliano Hoxhës listën e personave që do të vrisnin. Ai pretendonte se Emiljano Ramazanin kishte qenë në rolin e vëzhguesit në masakrën e Bradasheshit.

Pas vrasjes së Ramazanit, Alibej urdhëroi që të vritej edhe Regis Runaj, por duhej të masakrohej me thikë. Dhe kjo vrasje u krye nga Hoxha e Halili, të cilit kishin njohje me të.

Ata konsumuan hashash në periferi të Elbasanit dhe më pas e goditën 27 herë me me thikë duke e lënë të vdekur. Alibej dyshonte se Runaj kishte ndihmuar në vrasjen e Arjan Spahiu, me të cilin kishte lidhje krushqie. Për Erion Alibej, urdhëruesin e këtyre vrasjeve çështja ende nuk ka kaluar në proces gjykimi pasi ai është i arrestuar edhe për disa ngjarje të tjera kriminale ndaj dosja është e veçuar. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Alibej ka marrë statusin e të penduarit të drejtësië dhe ka folur për disa ngjare kriminale.

Klan News