Rritet tregtia me pakicë/ Shiten më shumë pije, duhan e karburant
Shtator 14, 2024
Shitjet në tregtinë me pakicë kanë shënuar rritje edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti shënoi një rritje 5,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023. Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti ky tregues ështe rritur 2,0 %. Më konkretisht në tregtinë me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 6,2 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2023. Në grupin “ushqime, pije dhe duhan”, volumi i shitjeve është...