Marrëveshja e armëpushimit 60 ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut rrezikon të zhbëhet.
9 persona humbën jetën nga një valë sulmesh izraelite me raketa orët e fundit, kryesisht në jug të Libanit ku në shënjestër ishin sërish objektivat e Hezbollahut. Sulmet ishin hakmarrje ndaj një breshërie raketash të Hezbollahut gjatë të Hënën, që ranë në veri të Izraelit në disa zona të banuara pranë kufirit me Libanin.
Hezbollahu tha se sulmi ishte paralajmërim për disa sulme në Liban javën e kaluar, që ishin në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se kundërpërgjigja ndaj sulmit të fundit të Hezbollahut ishte shembulli se si Izraeli reagon fuqishëm ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit.
Pavarësisht rrezikut të rikthimit të luftimeve, libanezët që braktisën shtëpitë që nga nisja e sulmeve izraelite në Tetor vazhdojnë të rikthehen në banesat e tyre. Në këtë vend ka nisur edhe riparimi i dëmeve të këtyre sulmeve që i morën jetën mbi 3500 personave.
Tv Klan