Pas më shumë se 1 viti, Izraeli dhe Libani kanë arritur një marrëveshje armëpushimi që i jep fund luftës që Hezbollahu filloi më 8 Tetor 2023, në përpjekjen e tij për të detyruar Izraelin të ndalojë fushatën e tij në Gaza.

Për shumë analistë, kjo marrëveshje e vendos Izraelin në një situatë të pasigurtë stratagjikisht, ndërsa nga ana tjetër kjo shënon një fitore për popullin, qeveritë libaneze dhe izraelite dhe humbje për Iranin, Hezbollahun dhe Hamasin.

“Izraeli është në një situatë tepër të pasigurt strategjikisht. Tani për tani, ata po shohin me të vërtetë zvogëlimin e fushatës së tyre në Gaza dhe çdo konflikt të vazhdueshëm atje që vazhdon të paraqesë një fatkeqësi humanitare. Për civilët palestinezë, 2.1 milionë palestinezë në Gaza, dëmi civil që u bëhet atyre, do të vazhdojë të ketë një efekt izolues mbi Izraelin në skenën globale.”

Për ekspertët ende mbetet e paqartë nëse do të ndiqet e njëjta rrugë për të siguruar e njëjta marrëveshje me Gazën.

“Qeveria izraelite nuk i kanë dhënë përparësi një marrëveshjeje me Hamasin që do të kërkonte kthimin e pengjeve fati i të cilëve ende nuk dihet, por nuk ka dyshim se ata mes tyre, duke parë skenën ndërkombëtare, shohin vërtet një mjedis të ndryshuar.”

Por e ardhmja e marrëveshjes nuk do të përcaktohet nga klauzolat e saj që administrata amerikane do t’i japë Izraelit. Në vend të kësaj, do të vendoset nga gatishmëria e Izraelit për të shkuar deri në fund në një përpjekje për të parandaluar Iranin të rindërtojë rigrupimin e Hezbollahut. 

Suksesi i marrëveshjes mund të varet sipas analistëve nga mënyra sesi Presidenti i zgjedhur, Donald Trump do ta ndryshojë atmosferën dhe vendimet që ai mund të marrë. Por për Libanin, kriza nuk ka mbaruar. Më shumë se 3,500 njerëz janë vrarë, një milion janë zhvendosur dhe pjesë të mëdha të vendit tani janë në gërmadha.

Hezbollahu në mënyrë të pashmangshme do të përpiqet ta shesë marrëveshjen si një fitore, duke thënë se rezistenca e tij e detyroi Izraelin të negociojë, por nga ana tjetër grupi militant është dobësuar rëndë dhe mund të mos jetë kurrë në gjendje të rikuperohet plotësisht.

Klan News