Tre punonjës të burgut të Shënkollit janë arrestuar nga policia pas arratisjes së të burgosurit 49-vjeçar Daut Laze.
Sipas asaj që bën të ditur korrespondenti i Klan News, Martin Marku në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shënkoll.
Ndërkohë ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj.
Pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë Euro të vënë në dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bijë në gjurmët e 49-vjeçarit, Daut Laze./tvklan.al