Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Selanik, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë gruan e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.

Sipas detajeve që raportojnë mediat greke, rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, të trupit të gruas 44-vjeçare tregojnë se viktima ka marrë mbi 40 plagë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu dyshohet, se autori ka përdorur katër thika të ndryshme, teksa e ka goditur bashkëshorten e tij.

Ndërkohë goditjet bëhet e ditur se gruaja i ka marrë në pjesë të ndryshme të trupit si në qafë, fytyrë, krahë edhe në bark, goditje të cilat kanë qenë të forta. Autoritetet vijojnë ende hetimet, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se pas vrasjes së bashkëshortes 53-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni. Burri mbeti i plagosur rëndë pasi u hodh nga ballkoni, por ndërroi jetë në spital./tvklan.al