Pasi kanë kaluar më shumë se 24 orë nga arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit, Policia e Shtetit është duke vijuar kontrollet për arrestimin e tij.
Për zbulimin e vendndodhjes së tij janë duke bashkëpunuar drejtoritë vendore të Policisë së Lezhës, Tiranës dhe Beratit.
Të parët që janë pyetur nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij janë familjarët, të cilët jetojnë në zonën e Astirit.
Ata shprehen se nuk kanë asnjë dijeni dhe nuk kanë asnjë kontakt me 49-vjeçarin Laze.
“Nuk kemi asnjë haber fare. Po të kisha do thosha”, tha nëna e Lazes.
Nga ana e Komisariatit nr.6 janë kryer kontrolle në zonën e Astirit, por nuk janë gjetur gjurmë konkrete.
Dauti njihet si besimtar, dhe kontrolle janë ushtruar edhe në disa xhami të kryeqytetit, por deri tani nuk është konstatuar.
Pavarësisht se është larguar prej vitesh nga vendlindja në Çorovodë, kontrolle ka patur edhe atje nga policia.
Klan News