Gjykata e Posaçme përfundoi sot dëgjimin e të gjithë të hetuarve në dosjen Partizani, ku SPAK kërkon gjykimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe 4 të tjerëve.
Ish-kryeministri përmes avokatëve, por edhe të tjerët kërkuan pushimin e çështjes, përballë gjyqtares Fjorela Davidhi.
Kjo e fundit pritet të shpallë vendimin e saj në 4 Prill, pasi të dëgjojë nëse SPAK do të ketë kundërshtime mbi pretendimet e mbrojtjes.
Tv Klan