Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama e kanë nisur këtë të Premte me një urim për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e pranverës.
Krahas shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës, Begaj shkruan në Facebook: “Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”
Ndërsa kreu i qeverisë ka ndarë një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, me të gjithë elementët e kësaj feste. “MIRËMËNGJES, dhe Gëzuar Ditën e Verës!”, ka shkruar ai.
Dita e Verës është festë pagane. I bashkon njerëzit pa dallime fetare, etnie… Festë e natyrës dhe begatisë!
/tvklan.al