50 persona mbetën të plagosur, nuk dihen ende rrethanat e aksidentit
5 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 50 u plagosën kur një autobus u përmbys në një autostradë pranë qytetit lindor gjerman të Leipzig. Helikopterë dhe ambulanca të shumta u panë në zonën që lidh Berlinin dhe Mynihun, e cila është mbyllur aktualisht si masë paraprake.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit.
Sipas mediave të huaja, rreth 55 persona ishin në autobusin që po udhëtonte nga Berlini në Cyrih.
Klan News