Komisioneri në largim për zgjerimin Oliver Varhelyi tha nga Beogradi se brenda pesë viteve të ardhshme Serbia të jetë anëtare me të drejta të plota të familjes evropiane.
Oliver Varhelyi, komisioner për zgjerimin e BE-së: Shpresoj që Serbia dhe vendet tjera në rajon, të jenë pjesë e BE-së deri në fund të mandatit të legjislaturës së re të Komisionit Evropian, nëse i zbatojnë të gjitha reformat e domosdoshme. Është e qartë që dera është e hapur. BE-ja është gati për të pranuar anëtarë të rinj. Brenda pesë vjetëve, po. Është krejtësisht e mundshme.
Varhelyi këmbënguli që Serbia, si vend kandidat për anëtarësim të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian duke vënë sanksione ndaj Rusisë, të përmirësojë demokracinë si dhe sundimin e ligjit.
Nga ana e tij President Vuçiç po bën përpjekje që deri në fund të vitit të hapen pothuajse të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit. Gjithsesi presidenti serb ishte i vetëdijshëm se asnjë shtet tjetër nuk do të hyjë në BE para Ukrainës.
Ndërkaq Vuçiç nuk do të jetë në samitin e Kotorit me liderët ballkanikë pasi do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ne Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku diskutohet për rezolutën kushtuar gjenocidit në Srebrenicë.
Vuçiç duke komentuar takimin me gruan e presidentit të Ukrainës, Olena Zelenski, në Beograd tha si ai nuk ishte as mercenar rus, as europian, as amerikan, por punonte dhe luftonte vetëm për Serbinë.
Për projektrezolutën për Srebrenicën. Varhelyi tha se nuk ishte dakord me dënimin kolektiv të popullit serb.
Klan News