Policia kërkon kthimin e një shume prej 30 mijë dollarësh, të cilat ranë nga ana e pasme e një kamioni, në Michigan të SHBA.

Oficerët që iu përgjigjën një incidenti trafiku të enjten, gjetën shoferët e automjeteve të cilët po përpiqeshin të mblidhnin kartëmonedhat nëpër Route 31.

Pronari i tha policisë se kishte lënë aksidentalisht një kuti që mbante para në pjesën e pasme të kamionit. Deri të shtunën të zotit iu kthyen rreth 7 mijë dollarë, duke bërë që policia të postonte një mesazh falenderimi në Facebook.

Dy 17-vjeçarë kthyen 630 dollarë tek autoritetet, ndërsa një grua dha gati 4 mijë dollarë.

Nga vendi ku ranë paratë, oficerët arritën të mblidhnin vetëm 2 470 dollarë, ndonëse bllokuan rrugën me qëllim që të gjenin kartëmonedhat. Në një apel drejtuar qytetarëve, policia kërkoi që kushdo që kishte mbledhur paratë t’i kthente ato.

/tvklan.al