Minatorët protestojnë kundër shkurtimit të pagave dhe vendeve të punës
Mijëra minatorë boshnjakë protestuan në Sarajevë mbi planet e qeverisë për shkurtimin e vendeve të punës dhe pagave.
Punonjësit në 7 nga 11 minierat e qymyrit në Federatën e Bosnje-Hercegovinës pushuan së punuari dhe morën pjesë në demonstratë.
Drejtuesit e 6 prej minierave të qymyrit paralajmëruan se situata aktuale financiare është alarmante dhe mund të çojë në falimentim të mundshëm.
Ministri i Energjisë, Minierave dhe Industrisë, Nermin Dzindic, bëri një përpjekje për të folur me protestuesit por rezultoi e pasukseshme.
Kalimi nga qymyri në burimet e rinovueshme të energjisë është një sfidë e madhe për Bosnje-Hercegovinën dhe një kusht që duhet të plotësohet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Tre të katërtat e energjisë elektrike në Bosnje prodhohen nga termocentralet me qymyr dhe angazhimi për vitin 2050 për mbylljen e industrisë krijon terrenin për një ndryshim dramatik ekonomik dhe kulturor.
Klan News