Denaj: Presim sinjalin e bankave ndërmjetëse të procesit
Brenda këtij muaji qeveria shqiptare do të dalë në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Londrës, për të marrë hua 650 milionë Euro.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë se momentin optimal do ta sinjalizojnë 4 bankat të cilat janë kontraktuar nga qeveria si ndërmjetëse për procesin e Eurobondit.
Denaj tha se nisur nga eksperienca e disa ditëve më parë e Maqedonisë së Veriut e cila emetoi 700 milionë Euro Eurobond për një interes më të ulët se ai që mori në vitin 2018, jep shpresa që dhe Shqipëria të ketë shanse ta marrë afër interesit 3.5% të eurobondit që emetoi dy vjet më parë, ndërsa theksoi se nëse interesat do të jenë më të larta se vlerësimi që ka bërë ekzekutivi, do të dilet në një moment të dytë.
Aktualisht borxhi publik është rritur nga 66.3% e Prodhimit Kombëtar që parashikohej për këtë vit në 68.8%, për shkak të pandemisë. Presionet për marrjen e kësaj shume mbi buxhetin e shtetit janë të mëdha, pasi në tre muajt Pars, Prill dhe Maj buxheti nuk ka arkëtuar të ardhurat që priste, ndërsa shpenzimet janë rritur.
Tv Klan