Donald Trump u betua të hënën si Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Në ceremoninë e inaugurimit të tij nuk ishte i ftuar asnjë lider nga Europa, përveç Kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Kryeministrit hungarez Victor Orban. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm për shkak të axhendës, duke bërë që vetëm Meloni të ishte prezente.

Pas hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, bursat europiane kanë marrë goditjen e parë.

Mëngjesin e sotëm, tregjet europiane janë hapur me rënie të lehtë.

Kështu, bursa e Frankfurtit në Gjermani ka pësuar një rënie me -0.31%, ndërsa ajo e Parisit në Francë me -0.12%.

Vetëm bursa e Londrës ka reflektuar luhatje pozitive, megjithatë në vlerë të vogël, +0.06%.

/tvklan.al