Bursat evropiane nuk arrijnë të gjejnë stabilitet pas hapjes me rezultate negative duke paralajmëruar për një tjetër ditë të zezë, tregjet financiare kanë dhënë shenja jete. Bursa e Parisit dhe ajo e Londrës e mbyllën ditën në rritje përkatësisht me 1.16 dhe 0.38. Nuk priti, por në këto ditë kur recesioni kërcënon ekonominë globale gjithçka është e paparashikueshme.
Bursa e Athinës është shkundur e gjitha pas një shifre negativet të vlerës së aksioneve të cilat kanë rënë me 5.51%. Në Francë presidenti Nicolas Sarkozy ka bërë të ditur se përveç masave të tjera të platformës financiare do të krijohet një fond vetjak ndërsa në Rusi frika e një recesioni ekonomik ka nxitur opinionin publik të mendojë më shumë rreth asaj çka duhet të bëjë qeveria. E teksa recesioni troket në derë sondazhet tregojnë qartë se 79% e rusëve kërkojnë ndërhyrje më të madhe tek çmimet dhe tregu i bankave.
Mungesa e stabilitetit në tregjet financiare ka bërë që çmimi i naftës të bjerë sërish duke shkuar në kuotën e 66.47 dollarëve fuçia./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj