Me flokët e kapura dhe me buzët “flakë” të kuqe, kështu u shfaq në tapetin e Festivalit të Filmit në Kanë autorja e njohur Anya Taylor-Joy. Si ambasadore e “Christian Dior”, veshja dhe make-up i saj ishte i kompletuar nga marka luksoze dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, ajo ishte në qendër të vëmendjes.
Me sa duket Anya Taylor-Joy ishte më e bukura e festës, por jo e vetmja. Shumë aktore të tjera të njohura pjesë e eventit kishin zgjedhur të spikatnin me veshjet e markave të shtrenjtat, me modelet e veçanta dhe me stilin unik të kuruar deri në detaje.
Anëtarja e jurisë dhe njëkohësisht aktorja shumë e njohur, Eva Green nuk kishte se si ta linte veten të përjashtuar nga tendencat më të fundit të modës që u ekspozuan në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit. Me buzët e kuqe të konturuara në mënyrë të përsosur nga një ndër markat më elitë në fushën e estetikës, “Charlotte Tilbury”, ajo dukej kaq elegante!
Ndërkohë për modelen dhe aktoren gjermano-turke, Meryem Sarah Uzerli, veshja ishte po aq klasike sa për filmin e Francis Ford Coppola “Megalopolis” një mat në ngjyrë të kuqe vishnje nga grimierja Chynara Kojoeva.
Modeli i veçantë i flokëve ishte një tjetër element që ra në sy gjatë eventit. Stile klasike dhe shumë të thjeshta ishin përdorur nga shumë aktore për të patur një pamje elegante.
/tvklan.al