Një qytetare solli në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan shqetësimin lidhur me faturën e privatizimit të parcelës ndërtimore. Sipas saj, 15.069 lekë do paguhej në lekë e ndërkohë gjysma tjetër e shumës në bono privatizimi. Zonja është detyruar të blejë bono me vlerë 20 mijë për vetëm 69 lekë. Ajo thotë se kjo quhet vjedhje.

“Stop” shkon në bankë për të kuptuar, se çfarë bono duhet depozituar referuar kësaj fature, të lëshuar nga ASHK, por thanë se duhet të marrë bono 20 mijëshe e nuk kthejnë kusur.

Qytetarja: Me çfarë vlere do t’i blejë bonot?

Informacioni: 15 mijë e 70-të lekë. Kaq bono do blesh 15.700, e 70 më fal!

Qytetarja: Me kaq?

Informacioni: Po! Po ti do blesh diçka më shumë kam përshtypjen, se nuk është se ne kthejmë kusur te bonoja! Më kupton?

Qytetarja i drejtohet tregut ku blihen bonot e privatizimit për të kuptuar koston.

Qytetarja: Me sa vlerë kthehen këto bonot e thesarit? Për shembull 15-tëshja, 150-tëshja?

Shitësi 2: Do të blesh ti, apo të shesësh?

Qytetarja: Të blej!

Shitësi 2: Të blesh i ke me 52. 78 mijë.

Qytetarja: 78 mijë lekë, 150-tëshe.

Shitësi 2: Po! Për Zotin aq është, me 50-të e marrin të gjithë. 50-51, ta dish!

Qytetarja: Po 20-tëshja sa i bie? 200-she?

Shitësi 2: Llogarite ti! 52 i bie 52 herë 52, i bie 104!

Në ASHK sqarojnë se pagesën nuk e merr ky institucion, por shkon në degën e thesarit në Ministrinë e Financave. Ndërsa Ministria e Financave shpjegon se pagesa që kalon nga ASHK, është në lekë dhe jo në bono.

Sipas ekspertit të ekonomisë Panajot Sako, i duhet dhënë mundësi qytetarit që të blejë bono në vlerën e kërkuar prej tij për të mos çuar në abuzim financiar për të./tvklan.al